LAJMI I FUNDIT:

OpenAI, krijuesi i ChatGPT thotë se nuk ka plane të largohet nga Evropa

OpenAI, krijuesi i ChatGPT thotë se nuk ka plane të largohet nga Evropa

OpenAI nuk planifikon që të largohet nga Evropa, ka deklaruar drejtori ekzekutiv Altman gjatë së premtes, duke e tërhequr kërcënimin të cilin ai e kishte bërë në fillim të javës, kur kishte thënë se do të largohej nga rajoni nëse do të behej e vështirë të përshtatet me ligjet në ardhje mbi inteligjencën artificiale.

BE-ja është duke punuar në atë që mund të jetë grupi i parë i rregullave në botë mbi mënyrën se si duhet qeverisur inteligjencën artificiale dhe Altman të mërkurën tha se drafti aktual i Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së ishte “tepër rregullues”.

“Ne jemi të ngazëllyer që do të vazhdojmë të operojmë këtu dhe natyrisht nuk kemi plane të largohemi”, tha Altman përmes një postimi në Twitter të premten, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Kërcënimi i tij për t’u larguar nga Evropa kishte marrë kritika nga shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, dhe një mori ligjvënësish të tjerë.

Altman e ka kaluar javën e kaluar duke vizituar Evropën, duke takuar politikanë të lartë në Francë, Spanjë, Poloni, Gjermani dhe Britani për të diskutuar të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe përparimin e ChatGPT.

Turneun e tij ai e quajti: “Një javë shumë produktive e bisedave në Evropë mbi atë se si ta rregullojmë inteligjencën artificiale në mënyrën më të mirë!”.

OpenAI ishte përballur me kritika për moszbulimin e të dhënave të trajnimit për modelin e tij të fundit të inteligjencës artificiale GPT-4. Kompania kishte përmendur një “peizazh konkurrues dhe implikime sigurie” për moszbulimin e detajeve. /Telegrafi/