LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 8T zbulon ‘armën’ sekrete për të mposhtur iPhone 12

OnePlus 8T zbulon ‘armën’ sekrete për të mposhtur iPhone 12

OnePlus është gati të lëshojë OnePlus 8T muajin tjetër dhe pritet të jetë një telefon me performanca të mira dhe me një çmim të arsyeshëm. 

Debutimi i telefonit duket se do të “prish madhështinë” e ngjarjes së iPhone 12 që është një lajm i keq për Apple, sepse themeluesi dhe CEO i OnePlus Pete Lau ka treguar se telefoni inteligjent i kësaj kompanie do të vije me një nga tiparet më mbresëlënëse të telefonave të mençur, shkruan T3.


OnePlus 8T do të vjen me një ekran 120Hz. Ky është një hap i madh i OnePlus, sepse po largohet nga telefonat inteligjentë me ekran 90Hz, transmeton Telegrafi.

Për ta bërë telefonin edhe më të kërkueshëm nga fansat, OnePlus ka përdorur një ekran fleksibël 2.5D që do të jetë i sheshtë, në vend që të imitojë panelin e lakuar të pranishëm në OnePlus 8 Pro.

OnePlus 8T mundësohet nga Snapdragon 865+, dhe OnePlus 8T duket se do ta luftojë me iPhone 12 me procesori A14.

Tashmë kanë mbetur më pak se një muaj që të dy pajisjet të prezantohen zyrtarisht nga kompanitë. /Telegrafi/