LAJMI I FUNDIT:

Olta Boka reagon për foton “topless”: Ju lutem më lini të qetë (Foto)

Olta Boka reagon për foton “topless”: Ju lutem më lini të qetë (Foto)

Nuk është bërë kurrë pjesë e skandaleve e aq më tepër të publikojë fotografi ku tregon më shumë seç duhet.

Por një foto e postuar ditën e djeshme ku mbulonte pjesën e sipërme me një “emoji” bëri të përflitej se Olta ka dalë për herë të parë topless.


Këngëtarja ka reaguar sot me një postim ku shkruan se nuk ka qenë topless dhe i lutet mediave ta lënë të shijojë pushimet.

“S’kam aspak për qëllim nxitjen e portaleve me lajme aq më tepër aluduese, të cilat në fund s’bëjnë gjë tjetër veçse më dëmtojnë! Kjo pakujdesi e imja do të më shërbejë t’i rikthehem privatësisë sime në favor të qetësisë sime. Shijoni një verë të bukur. Ah dhe jo topless”, shkruan Olta.