LAJMI I FUNDIT:

Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve

Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve

Dani Olmo e ka përballuar shumë emocionalisht periudhën e kaluar të vështirë dhe në fund gjithçka përfundoi mirë për të dhe fitoi Superkupën e Spanjës me Barcelonën.

Sonte lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultat 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës dhe kështu fituan titullin rekord të 15-të në këtë garë.

Të gjithë në Barcelonë e festuan me zemër fitimin e trofeut të ri, por askush nuk u emocionua aq sa Dani Olmo, i cili kaloi periudhën më të vështirë të karrierës së tij.


Barcelona nuk arriti ta regjistronte për një kohë të gjatë, ndaj ai u hoq përkohësisht nga lista e futbollistëve në faqen zyrtare të La Ligas.

Megjithatë, pak orë para fillimit të gjysmëfinales së Superkupës kundër Athletic Bilbaos, Olmo mori një vendim nga gjykata se mund të luante.

Edhe pse mund të largohej nga klubi si lojtar i lirë, Olmo theksoi se Barcelona është opsioni i vetëm dhe këtë e tregoi edhe një herë sonte.

Pas fitimit të trofeut, të gjithë iu afruan dhe Olmos me lëvizjen e tij tregoi se klubi katalanas ishte gjithmonë opsioni i vetëm.

Fillimisht ai ka simbolizuar festën e tij karakteristike duke treguar orën, e më pas ka thënë se “po qëndron”. Ai iu afrua tifozëve, puthi stemën dhe tha se Barcelona është i vetmi klub ku dëshiron të jetë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Kalo në kategori