Olivia Wilde në qendër të vëmendjes për ndryshimin drastik në pamje

Aktorja amerikane, Olivia Wilde, është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko, ku ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale për shkak të pamjes së saj dukshëm më të dobët se më parë.
Sipas mediave, Wilde është bërë objekt diskutimesh në internet pasi shumë përdorues kanë komentuar ndryshimin e saj fizik.
Një video ku ajo flet për punën në filmin “The Invite” është shpërndarë gjerësisht në rrjetin X, duke nxitur reagime të shumta.
Olivia Wilde looks like a medical cadaver came to life. Ozempic is ruining women. pic.twitter.com/qvHEXZKoej
— Royce Lopez (@hippojuicefilm) April 28, 2026
Në festival, ajo u shfaq e veshur me një fund të gjatë dhe të gjerë, ndërsa një bluzë e bardhë e shkurtër i theksonte krahët e hollë.
Pamja e saj, së bashku me grimin më të errët rreth syve, ka nxitur spekulime të ndryshme në rrjetet sociale për shkakun e ndryshimit fizik.
Disa përdorues kanë përmendur edhe trendët e fundit të përdorimit të barnave për diabet, të cilat janë bërë të njohura në Hollywood për humbje peshe, ndërsa të tjerë kanë komentuar se bëhet fjalë për ndryshime natyrale me kalimin e viteve.
Wilde njihet prej kohësh për përkushtimin ndaj fitnesit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. /Telegrafi/
These photos of Olivia Wilde are roughly 8 or so years apart.
Someone please explain to me how this is possible.
What causes this?? pic.twitter.com/OV1eY7ICI7
— AmericanPapaBear™ (@AmericaPapaBear) April 29, 2026































































