LAJMI I FUNDIT:

Olivia Rodrigo bëhet e famshmja e parë që marka Glossier zgjedh si imazh

Olivia Rodrigo bëhet e famshmja e parë që marka Glossier zgjedh si imazh

Olivia Rodrigo duhet të jetë më e lumtur se kurrë, tani që ka nënshkruar një marrëveshje si imazhi i parë i famshëm i markës Glossier.

Përveç shërbimit si ambasadore për markën e bukurisë, këngëtarja 19-vjeçare do “të japë zërin dhe perspektivën e saj unike për iniciativat emocionuese që përfshijnë produktin, përmbajtjen dhe fushatat krijuese, të gjitha duke u lidhur me komunitetin Glossier”, sipas një njoftimi për shtyp.


Për nder të partneritetit të realizuar, tre nga produktet e zgjedhura të Olivias, “Boy Brow pomade, Ultralip tint dhe Pro Tip liquid eyeliner”, janë tani në dispozicion në një paketë prej 41 eurosh të quajtur “Të preferuarat e Olivias”.


“Mënyra se si ndihem më mirë është kur kam grim që thekson tiparet e mia natyrale dhe më bën të shkëlqej – kur rrit atë që kam natyrshëm”, tha fituesja e Grammy për markën.

Olivia Rodrigo shfaqet e lezetshme në rozë gjatë festës së ditëlindjes së saj të 19-të
Lexo po ashtu Olivia Rodrigo shfaqet e lezetshme në rozë gjatë festës së ditëlindjes së saj të 19-të

“Më parë, do t’i lija njerëzit të bënin gjërat më të çmendura, si buzëkuq rozë i ndezur dhe qerpikë të çmendur. Por ndërsa rritem, mësoj se në çfarë ndihem rehat”.

Ajo e quajti penelin e gjatë “gjëja e saj më e preferuar në botë”, duke shtuar: “Unë thjesht përpiqem ta bëj çdo ditë dhe statistikisht, duhet të jem përmirësuar të paktën pak”.

Olivia Rodrigo përjeton një moment të sikletshëm pas “Grammy Awards” – një nga trofetë i bie nga dora dhe thyhet
Lexo po ashtu Olivia Rodrigo përjeton një moment të sikletshëm pas “Grammy Awards” – një nga trofetë i bie nga dora dhe thyhet

Marka e bukurisë u lansua në vitin 2014 me një përzgjedhje të artikujve të thjeshtë të kujdesit të lëkurës dhe grimit, por është zgjeruar vitet e fundit duke përfshirë produkte për larje dhe trup, parfume dhe më shumë. /Telegrafi/

Foto: Instagram