LAJMI I FUNDIT:

Oliver pas ndeshjes Real-Juve: Ishin disa ditë të çuditshme, por mora mbështetjen e shumë njerëzve

Oliver pas ndeshjes Real-Juve: Ishin disa ditë të çuditshme, por mora mbështetjen e shumë njerëzve
Michael Oliver (Getty Images)

Michael Oliver pranon se ai kishte disa ditë të çuditshme pas gjykimit të ndeshjes së dytë çerekfinale Real Madrid-Juventus në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtari anglez dha një penallti në minutën e fundit për vendasit e Realit, përpara se të dërgonte jashtë me kartonë të kuq Gianluigi Buffonin për protestat e tij.


Kapiteni i Bianconerëve filloi një sulm të ashpër pas akordimit, duke pretenduar se Oliver ishte shumë i papërvojë për të gjykuar lojën dhe se ai kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës.

Buffon me fjalë të rënda për gjyqtarin në deklaratën pas ndeshjes
Lexo po ashtu Buffon me fjalë të rënda për gjyqtarin në deklaratën pas ndeshjes

“Ishin disa ditë të çuditshme”, ka thënë fillimisht Oliver për faqen zyrtare të FA.

Buffon i nervozuar në momentin që gjyqtari Oliver akordoi penallti ndaj Juventusit (Getty Images)

“Por, ishte mirë që aq shumë njerëz, si brenda dhe jashtë lojës, ishin të etur të më ofrojnë mbështetjen e tyre”.

“Kjo ishte mjaft përulëse në të vërtetë dhe do të thotë shumë”.

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje
Lexo po ashtu Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje

“Unë kisha njerëz që vinin tek unë në rrugë dhe njerëzit nga brenda lojës më dërgonin mesazhe mbështetëse”.

“Është një gjë e mrekullueshme të dihet se unë e kam mbështetjen”, përfundoi anglezi.  /Telegrafi/