LAJMI I FUNDIT:

Olga Skopina – falsifikuesja ruse e fotografisë së refugjates nga Kosova, Sherife Luta

Olga Skopina – falsifikuesja ruse e fotografisë së refugjates nga Kosova, Sherife Luta
Fotografia e falsifikuar e refugjates nga Kosova, Sherife Luta

Rasti i falsifikimi të njërës prej fotografive të shekullit nga rusët, ka marrë vëmendje të madhe nga mediet vendore, ndërkombëtare, studiues të fushës dhe figura tjera të njohura.

Kjo fotografi nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili ka reaguar pas paraqitjes si serbe të një nëne shqiptare të përzënë me dhunë nga shtëpia e saj, duke shtuar se “Rusët do të hynë në Guinness për falsifikim”.


Por, kush është personi që falsifikoi këtë fotografi e cila më pas u përdor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në Afrikën e Jugut, për ta paraqitur të njëjtën si “viktimë serbe të luftës” gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Ajo është Olga Skopina dhe vjen nga qyteti Kirov i Rusisë.

Skopina është dizajnere e foto-lajmeve për agjencinë ruse të lajmeve “Krasnaya Vesna”. Për herë të parë, ky versioni i fotografisë së falsifikuar është shfaqur në një artikull të në këtë portal më 18 gusht 2018.

Fotografia e Sherife Lutës e falsifikuar nga rusja Olga Skopina

Fotografia e njëjtë është edhe në një artikull tjetër në këtë medie, me datë 26 Mars 2019. Kjo fotografi madje është “patentuar” me të drejtat e autorit në Rusi, si pronë e “Krasnaya Vesna”.

Një artikull i publikuar nga RAND Corporation, thekson se propaganda ruse shpesh mbështetet në “prova” të fabrikuara. Disa nga këto imazhe ekspozohen lehtësisht si të rreme për shkak të montazhit të dobët të fotografive. Ekzistojnë gjithashtu raste kur rusët janë kapur duke punësuar aktorë për të portretizuar viktimat e mizorive ose krimeve të prodhuara për raportet e lajmeve (rasti i Viktoria Schmidt në rrjetin televiziv rus Zvezda) ose duke falsifikuar raportimin e lajmeve në vendngjarje (rasti i “reporteres” Maria Katasonova).

Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe
Lexo po ashtu Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

Rastet e falsifikimit të fotografive kanë rrënjë edhe në historinë ruse, pasi që në kohën e Josef Stalin nuk kishte Photoshop, por ajo nuk e pengoi të fshinte gjurmët e armiqve të tij nga librat e historisë, pasi që edhe fotografia e famshme e ushtarëve sovjetikë që ngrinin flamurin e tyre pas Betejës së Berlinit u falsifikua.

Rasti i falsifikimit të fotografisë së Sherife Lutës nga Olga Skopina nuk është rasti i parë. Ajo ka ri-dizajnuar/ri-falsifikuar edhe fotografinë e falsifikuar të historisë ruse të ushtarëve sovjetik.

Një shembull tjetër i falsifikimit të fotografisë së Stalinit, është edhe fotografia me Nikola Yezhov, një zyrtar i policisë sekrete i cili mbikëqyri spastrimet dhe vrasjet e Stalinit. Ai ishte i përfshirë në marrjen në pyetje dhe ekzekutimin e mijëra zyrtarëve të Partisë Komuniste që kundërshtonin Stalinin.

Pasi Yezhov nuk ishte më i dobishëm për Stalinin, ai u ekzekutua dhe ekipi i Photoshop-it e largoi atë nga çdo regjistrim fotografik. Pasi u vra, ai ishte jashtë fotografisë dhe kështu u zëvendësua me ujë. Historia e re e Stalinit ishte se “Yezhov nuk ekziston dhe kurrë nuk kishte ekzistuar”.

Në krahasim me pjesën e historisë ruse, së fundmi, transmetuesi shtetëror rus Russia Today (RT) ka falsifikuar një fotografi tjetër. Ajo falsifikoi me anë të “Photoshop” një imazh të një familjeje afgane që dukej sikur mbanin një mitraloz dhe një raketë në çantat e tyre, e me fëmijët dukë kërcyer. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori