LAJMI I FUNDIT:

Olga Kroitor dhe arti i performancës

Olga Kroitor dhe arti i performancës

Artistja ruse Olga Kroitor, e ka çuar artin e performancës në një tjetër nivel.


Me performancën e saj “Fulcrum”, ajo qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë dhe vetëm 40 centimetra në diametër për më shumë se dy orë.

Në veprën mbi një peme, ajo ka portretizuar kurthin, ku shumë të rinj presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni.

Por, një tjetër vepër e cila tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca “Pa titull”, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami. Spektatorët e kanë parë nga afër madje dhe kanë shkelur mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë.