LAJMI I FUNDIT:

OKB: Projektmarrëveshja BE-Turqi konsiderohet e paligjshme

OKB: Projektmarrëveshja BE-Turqi konsiderohet e paligjshme

Komisariati i Lartë i OKB-së për të drejtat e Njeriut e cilësoi sot si të paligjshëm dëbimet kolektive të migrantëve të parashtruara në projektmarrëveshjen midis Ankarasë dhe BE-së, që parashikon kryesisht dërgimin e azilkërkuesve sirianë drejt Turqisë.

“Draft-marrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë ngre një numër të shumtë problematikash. Jam thellësisht i shqetësuar nga dëbimet e mundshme kolektive dhe arbitrare, të cilat janë të paligjshme”, deklaroi Zeid Ra’ad Al Hussein, para Këshillit të të drejtave të Njeriut në Gjenevë.


“Kufizimet në kufi të cilat nuk marrin në konsideratë itinerarin e çdo individi janë në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, theksoi ai.

Ai njoftoi se kishte planifikuar të kryente diskutime rreth këtyre çështjeve me zyrtarë të lartë evropianë gjatë vizitës në Bruksel në fillim të javës së ardhshme, para samitit evropian më 17 deri në 18 mars.