LAJMI I FUNDIT:

OKB: Borxhi publik botëror arrin rekordin e 92 trilionë dollarëve

OKB: Borxhi publik botëror arrin rekordin e 92 trilionë dollarëve

Borxhi publik botëror është rritur në një rekord prej 92 trilionë dollarësh, pasi qeveritë morën hua për të luftuar krizat, siç ishte pandemia COVID-19.

Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport thekson se ky borxh është rritur më shumë se pesë herë në dy dekadat e fundit.

“Tregjet mund të duken se nuk po vuajnë ende. Por njerëzit po vuajnë”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.


Sipas tij, disa nga vendet më të varfra në botë po detyrohen të zgjedhin midis shërbimit të borxhit të tyre ose shërbimit të popullit të tyre.

Vendet në zhvillim i detyrohen pothuajse 30 për qind të borxhit, prej të cilit 70 për qind përfaqësohet nga Kina, India dhe Brazili.

OKB shton se borxhi është shndërruar në një barrë të konsiderueshme për vendet në zhvillim për shkak të qasjes së kufizuar në financim, rritjes së kostove të huamarrjes, zhvlerësimit të monedhës dhe rritjes së ngadaltë.

Për më tepër, arkitektura financiare ndërkombëtare e bëri qasjen në financim për vendet në zhvillim të pamjaftueshëm dhe të shtrenjtë, duke treguar se pagesat neto të borxhit të interesit tejkalojnë 10 për qind të të ardhurave për 50 ekonomi në zhvillim në mbarë botën.

Korniza e trajtimit të borxhit u miratua nga grupi i 20 ekonomive kryesore dhe kreditorëve zyrtarë në tetor 2020 dhe synon të përfshijë anëtarë të Klubit të Parisit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori