Ohër, fundjavat të rezervuara deri në tetor, priten turistë nga Izraeli, Polonia e Turqia
Sektori i turizmit në rajonin e Ohrit dhe Strugës shpreson për një sezon të mirë veror, ndonëse jo aq të mirë sa para pandemisë. Respektivisht, viti 2019 është viti më i mirë deri më tani për sa i përket numrit të mysafirëve dhe netëve të kaluara. Megjithatë, pas tre vitesh pasigurie për shkak të pandemisë Covid dhe më pas edhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve, paralajmërimet tani janë më ndryshe.
„…Na gëzon ajo që do të ketë katër fluturime të drejtpërdrejta nga Beogradi. Madje kemi paralajmërime edhe nga Izraeli, Polonia, Holanda, Turqia… Mbetet të shpresojmë se gjithçka do të jetë në rregull dhe se nuk do të ketë ndryshime tektonike në nivel global dhe se do na lënë të qetë ta shtyjmë sezonin siç duhet ”, u shpreh Zoran Tuntev – ciceron turistik.
Në fillim të majit mbërrijnë grupet e para të organizuara me mysafirë nga Holanda. Do të ketë shtatë fluturime në javë.
“Pritshmëritë janë shumë më të larta se dy vitet e fundit. Pjesa e konferencave, që është segmenti më i madh i punës sonë, është rritur me 50%. Të gjitha fundjavat janë të mbushura deri në fund të tetorit ”, tha Filip Mishevski – Menaxher i përgjithshëm i hoteleve në Ohër.
Megjithatë, në mesin e punëtorëve turistik ka një dozë të madhe të brengosjes për shkak të zhvillimeve në Ukrainë.
„…Mund të ketë ndonjë krizë, qoftë ushtarake, ekonomike, të rriten shpenzimet, dhe të mos ketë ardhje të turistëve nga ndonjë shtet i caktuar, shtoi Filip Mishevski – Menaxher i përgjithshëm i hoteleve në Ohër.
Hotelet në rivierën e Ohrit dhe Strugës gjatë muajve të dimrit u mbyllën për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike. Punonjësit shkuan në pushim të detyruar ose u lëshuan me 70% të pagës. Siç qëndrojnë gjërat, me siguri kapacitetet më të mëdha të hoteleve, ndërsa ato janë të shumta në rajon, do të mjaftohen me punë sezonale, respektivisht me punën nga marsi deri në nëntor. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre