LAJMI I FUNDIT:

Ogbonna objektiv i gjigantit anglez

Ogbonna objektiv i gjigantit anglez

Mbrojtësi i Wes Hamit, Angelo Ogbonna, është një nga objektivat e Manchester Unitedit për verë.

Italiani ishte transferuar një vit më parë në Upton Park nga Juventusi për 8.5 milionë funte dhe ai ka arritur të përshtat me lojën e Ligës Premier dhe kështu është bërë një lojtarë kyç për Hammers.


Sipas The Times, zyrtarë të Unitedit janë të impresionuar nga paraqitjet e Ogbonnas dhe gjatë verës do të përpiqen ta sjellin 27-vjeçarin në Old Trafford.

Vlen të theksohet se Djajtë e Kuq ishin përpuqur edhe në vitin 2012 të transferonin atë gjatë kohës sa ishte në Torino, por në fund italiani kishte zgjedhur kalimin te Juventusi.

Për të siguruar shërbimet e tij Unitedi duhet të përballet edhe me konkurrencën e Manchester Cityt. /Telegrafi/