LAJMI I FUNDIT:

Ofensivë diplomatike e Vuçiqit, gjatë shtatorit pritet të takojë Trumpin e Putinin

Ofensivë diplomatike e Vuçiqit, gjatë shtatorit pritet të takojë Trumpin e Putinin

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon për më pak se një muaj, dhe siç shkruajnë mediat serbe, vetëm gjatë muajit shtator, përfaqësuesit e institucioneve në Serbi pritet të kenë një numër të madh të takimeve me liderë botërorë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, temë qendrore e të gjitha takimeve do të jetë Kosova.


Në shtator, siç mëson mediumi serb, Blic.rs, në Beograd do të vijë nënpresidenti indian, Venkejah Naidu, njeriu numër dy sa i përket pushtetit, pas presidentit.

“Data ende nuk është konfirmuar, por ardhja e Zëvendëspresidentit të Indisë është e sigurt. Përveç mbështetjes politike që kemi nga India, edhe segmenti ekonomik do të jetë shumë i rëndësishëm”, ka thënë burimi në fjalë.

Gjithashtu, presidenti serb, do të takohet edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin, shkruan i sigurt ky medium.

“Për këtë takim tashmë është rënë dakord, por nuk dihet nëse të dy presidentët do të takohen në Moskë apo Vladivostok”.

Sipas blic.rs, Vuçiq udhëton për në Rusi për konsultime me Putinin para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila është planifikuar nga 24 deri 28 shtator, ku presidenti serb pritet të flasë.

Madje, përveç takimit me Putinin, mediumi serb shkruan se Vuçiq do të takojë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

“Me presidentin amerikan Vuçiq do të shihet në pjesën zyrtare të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme dhe pritet të jetë në New York për të folur me shumë njerëz nga administrata Trump”.

Jo më pak të rëndësishme, mediat serbe e shohin edhe vizitën e presidentit francez, Emanuel Macron në Serbi, deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori