LAJMI I FUNDIT:

OEMVP realizon takim me Odën Ekonomike amerikano-izraelite

OEMVP realizon takim me Odën Ekonomike amerikano-izraelite

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot ka realizuar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike amerikano-izraelite, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, si­ç theksohet në kumtesën e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore është diskutua për aktivitetet të përbashkëta në mes të Odës Ekonomike në Maqedoni dhe Odës Ekonomike Amerikano Izraelite, që kane të bëjnë me politikat dhe mundësit e investimeve në Maqedoni, janë prezantuar sektorët në të cilët veprojnë kompanitë anëtare të OEMVP, me të vetmin qëllim, zhvillimin ekonomik të rajonit veriperëndimor.


Delegacionin nga ShBA është kryesuar nga Skender Mamuti, anëtar i Bordit Drejtues të Odës Ekonomike amerikano-izraelite dhe Skender Karaçica drejtor ekzekutiv i Asociacionit të intelektualëve dhe biznesmenëve shqiptaro-amerikan.

Ky takimi vjen si rezultat i Konferencës Ekonomike e cila u mbajt në Çikago më 12 Nëntor 2015, në të cilin pjesëmarrës ishte edhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga, biznesmen shqiptarë në ShBA dhe shumë figura të larta të shtetit Amerikan, në këtë takim ka marrë pjesë edhe delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore i kryesuar nga kryetari Nebi Hoxha.

Gjatë takimit janë shtruar edhe disa ide konkrete për investime siç janë, hapja e një banke amerikane që dukshëm do të ndikonte në rritjen e investime zhvillimore si dhe mundësitë e eksportit të mallrave tona në SHBA, mundësitë e investimeve të përbashkëta e tjerë.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri që bashkërisht të iniciojnë projekte zhvillimore për vendin tonë për një të ardhme më të mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori