LAJMI I FUNDIT:

OEMVP promovon sipërmarrësinë tek të rinjtë

OEMVP promovon sipërmarrësinë tek të rinjtë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot ishte nikoqire e delegacionit të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe profesorë nga Belgjika (koordinatore e projektit), Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Suedia, Hungaria dhe Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet sot ishte në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ‘Erasmus Plus’, i cili zbatohet që nga janari i vitit 2014 dhe është një program i udhëhequr nga Komisioni Evropian, i fokusuar në arsim, trajnim, rini dhe sport, njofton AIM.


Krytetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se programi në fjalë është një mundësi e shkëlqyer që do të kontribuojë në zhvillimin e të rinjve, që do të rezultojë me një konkurrencë dhe potencial më të madh si një bazë e mirë për zhvillimin e vendit.

Mbi format e punësimit të të rinjve, subvencionet që ofron shteti, trajnimet e ndryshme dhe sipërmarrësinë e të rinjve, prezantime realizuan Agjencioni për punësim i RM-së, Forumi edukativ rinor dhe Kariera.mk, kurse mbi mundësinë e punësimit dhe programet për përkrahje të të rinjve nga ana e kompanive, prezantuan kompanitë Dauti Komerc dhe Benton Ni.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori