LAJMI I FUNDIT:

OECD: Rritja e dobët e vështirëson pagesën e pensioneve

OECD: Rritja e dobët e vështirëson pagesën e pensioneve

Rritja e dobët ekonomike e vështirëson mundësinë që qeveritë ti paguajnë obligimet siç janë pensionet dhe pagesat e borxheve, vlerësoi ekonomistja kryesore e Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim (OECD), Ketrin Man, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OECD, e cila i përfaqëson kryesisht shtetet e zhvilluara ekonomike, në nëntor e uli projektimin për rritje ekonomike në botë gjatë këtij viti prej 3,3 në 3,0 për qind.


‘Me rritje më të vogël, qeveritë mund të grumbullojnë të hyra më të vogla tatimore. Këto shifra nënkuptojnë se nuk do të jemi në mundësi ti plotësojmë këto obligime’ thotë Man. /Telegrafi/