Në mbledhjen e Komitetit të Prodhimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës u diskutua rreth çështjeve të cilat e afektojnë këtë sektor, ku fokus i veçantë iu kushtua nevojës për identifikimin e entiteteve prodhuese përmes një numri identifikues.
Kryesuesi i Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane, Kujtim Gjevori, duke vlerësuar reformat e bëra në aspektin fiskal të cilat kanë mundësuar për rritjen e kompanive prodhuese në Kosovë, theksoi domosdoshmërinë e identifikimit të duhur të kompanive që i përkasin këtij sektori në mënyrë që të mundësohet një vlerësim i drejtë dhe i barabartë, e që do t’i paraprinte çështjeve të ndryshme me ndikim thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori në të ardhmen si në aspektin e qasjes më të lehtë në financa ashtu edhe në luftimin e konkurrencës jolojale.
Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave theksoi se ky institucion është i hapur për propozime dhe rekomandime të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit privat në përgjithësi.
Ai tha se Ministria e Financave është e fokusuar në hartimin e politikave të cilat janë të orientuara në frymën e biznesit e të cilat nuk paraqesin vështirësi në zhvillimin e sektorit privat. Andaj, Rafuna konsideroi se një numër i tillë identifikues do të bënte diferencimin e duhur në mes kompanive prodhuese dhe të tjera, e që rrjedhimisht do të shërbente në rritjen e konkurrencës së drejtë në mes të tjerash. Megjithatë, ai shtoi se një gjë e tillë duhet të bëhet përmes përcaktimit të qartë të kritereve identifikuese.
Nahit Sharku nga Administrata Tatimore e Kosovës, po ashtu u pajtua mbi rëndësinë e pajisjes së entiteteve prodhuese me numër identifikues pasi që konsideron se një gjë e tillë ndikon edhe në adresimin e çështjeve tatimore, dhe lehtëson në përgjithësi operimet edhe për Administratën Tatimore. Në këtë drejtim, Sharku tha se mirëpret idenë e Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane për pajisjen me numër identifikues dhe që mbetet në dispozicion për zhvillimin e këtij koncepti.
Në fund, palët u pajtuan mbi nevojën për hartimin e një drafti fillestar të modalitetit të zbatimit të kësaj ideje e cila do të përfshinte kontributet e akterëve të rëndësishëm në fushën e prodhimit, në mënyrë që kriteret identifikuese të jenë gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur