Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë, duke filluar nga numri i vogël i grave të punësuara, pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, ishte temë e diskutimit të tryezës “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se roli i grave në shoqërinë kosovare është veçanërisht i rëndësishëm, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe ndikimi i tyre në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.
“Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar shumë të drejta, të drejtat të cilat janë edhe të drejta njerëzore, të cilat iu mundësojnë atyre të kenë një jetë dinjitoze, që të jenë pjesëmarrëse aktive në shoqërinë e tyre. Të drejtat e mohuara fillojnë nga e drejta për votë, e drejta për pjesëmarrje në politikë, e drejta në pronësi, si dhe e drejta për të pasur qasje në burimet financiare. Fatmirësisht, përkundër statistikave që dëgjuam deri që nuk janë edhe aq premtuese, ne jemi edhe dëshmitarë të disa ndryshimeve pozitive”, tha Jahjaga.
Ajo tha se ky progres nuk ka ndodhur vetvetiu, por falë luftës së vazhdueshme të shoqërisë sonë dhe grave të guximshme që kanë thyer stereotipat gjinore.
Ndërsa, Florije Xhemajli, menaxhere e Projektit në Fondacionin Jahjaga, tha se 82 për qind e grave janë të papunësuara, derisa numri i tyre është i vogël edhe në ndërmarrësi, diku rreth 10 për qind.
“Janë disa sfida që e karakterizojnë fuqizimin ekonomik të grave, duke filluar prej papunësisë që është në numër shumë të lartë. Kemi vetëm 18 për qind të grave, të cilat janë të punësuara, edhe ata që janë të punësuara përballen me sfida të ndryshme, duke filluar prej pagave të ulëta, të cilat e vështirësojnë vazhdimin tyre për të qenë pjesë e tregut të punës. Mungesa e kontratave të punës, që nuk është vetëm mungesë e sigurisë aktuale, por afatgjatë për gratë në Kosovë”, ka thënë Xhemajli.
Lisa Magno, shefja e Misionit të USAID në Kosovë, tha se vetëm 20 për qind e grave punojnë në Kosovë, ndërsa 10 për qind janë udhëheqëse të ndërmarrësisë. Ajo ka thënë se USAID-i është i përkushtuar t’i ndihmojë gratë e Kosovës. Magno ka inkurajuar gratë në ndërmarrësi t’i trajtojnë gratë e punësuara dinjitetshëm.
“Një demokraci nuk mund të përparojë pa angazhuar gjysmën e popullatës së saj. Mungesa e potencialit dhe talentit nuk është problem në Kosovë, e një gjë të tillë mund të e dëshmojnë edhe gratë që janë prezentë këtu. Përmes përpjekjeve tona modeste gjatë 19 vjetëve të fundit, USAID-i në mënyrë konsistente ka promovuar një pjesëmarrje më të madhe të grave në fuqinë punëtore. Kemi krijuar mundësi për zhvillim të shkathtësive dhe kemi promovuar zhvillimin e shkathtësive të menduarit kritik për vajzat e reja”, tha Magno.
Ndërsa, të pranishme në këtë tryezë ishin disa gra, të cilat janë udhëheqëse të ndërmarrësisë dhe shpalosen sfidat e tyre në biznes. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre