LAJMI I FUNDIT:

Oda Sllovene e Bizneseve dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë përmbyllën suksesshëm Forumin e Bizneseve

Oda Sllovene e Bizneseve dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë përmbyllën suksesshëm Forumin e Bizneseve

Oda Sllovene e Bizneseve dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë përmbyllën suksesshëm Forumin e bizneseve dhe B2B-të e organizuara me fokus të veçantë sipas nevojave të tregut kosovarë dhe interesave të bizneseve të pranishme në selinë e GZS-së në Lubjanë ku ishin prezent një numër i madh i bizneseve sllovene dhe kosovare dhe një numër i kosovarëve përfaqësues të ndërmarrjeve që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.

Në Odën Ekonomike të Sllovenisë (GZS- Gospodarska Zbornica Slovenije) ia dolën të njohin interesat e përbashkëta bizneset pjesëmarrëse nga Kosova dhe Sllovenia me rastin e shkëmbimit të përvojave, prezantimit të interesave dhe nevojave të tregut në forum dhe në takimet individuale që i organizoj Oda Sllovene e Biznesit.


Zëvendës Drejtori i GZS-së zotëri Matej Rogelj në fjalën e tij potencoj interesin e madh të bizneseve Sllovene të interesuara për të bashkëpunuar me partnerët Kosovarë, gjë që u vërtetua me numrin e madh të bizneseve pjesëmarrëse në forum.

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve me seli në Prishtinë zotëri Bajram Fusha inkurajoj dhjeta biznese nga Kosova të cilat edhe përkundër vështirësive në qarkullimin e lirshëm dhe të bërit biznes në vendet Evropiane ia dolën të jenë pjesë e forumit, të prezantojnë produktet e tyre mirë të dizajnuara dhe interesante për tregun Evropian. Inkurajoj që të shfrytëzojnë inercionin e shpirtit ndërmarrës, të këmbëngulin dhe të tejkalojnë barrierat e ndryshme me të cilat ballafaqohen në të bërit biznes me vendet Evropiane.

Oda Sllovene e Bizneseve ka për detyrë dhe obligim që të përkrahë ndërtimin e rrjetit, mirëmbajtjen e tij dhe përkrahjen e zhvillimit të rrjetëzimit në mes të bizneseve Kosovare dhe Sllovene e sidomos pas një interesimi dhe përgatitje shumë të mirë të bizneseve të pranishme në forumin dhe B2B-të sot. Theksoj më tej Bajram Fusha.

Përkrahjen e kësaj ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit e fuqizoj edhe prania e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Slloveni zotëri Avni Kastrati dhe fjala e tij mbështetëse për të gjithë të pranishmit. Ambasadori potencoj rëndësinë e forumit dhe bashkëpunimin tradicional të shkëlqyeshëm që ka Kosova me Slloveninë, sidomos imazhin që gëzojnë produktet Sllovene në Kosovë.

Gjithashtu inkurajoj bizneset kosovare të shfrytëzojnë mundësit e tyre dhe rrisin eksportin në vendet Evropiane.

Bizneset pjesëmarrëse në forum do vazhdojnë takimet dhe vizitat ditët në vijim nëpër kompani të ndryshme Sllovene. Nga Oda Sllovene e Bizneseve premtojnë se do vazhdojnë këtë fushat në shtytjen e bizneseve për të rritur mundësitë e eksportit edhe më tutje duke informuar, shpërnda, kontaktuar dhe hulumtuar mundësi të reja dhe partner në tregun slloven dhe kosovarë.

Duke marrë parasysh se Sllovenia ka një suficit në eksportin në Kosovë ne na mbetet edhe shumë punë për të rritur eksportin nga Kosova në Slloveni dhe përmes Sllovenisë në vendet Evropiane.

Oda Sllovene e Bizneseve në muajt në vijim do të potencoj ngjarjet mujore me anëtarët e saj dhe do të organizoj këtë vit vizitat në dy panaire ndërkombëtare në Slloveni.