LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Maqedonisë: S’na duhen juristë dhe ekonomistë (Video)

Oda Ekonomike e Maqedonisë: S’na duhen juristë dhe ekonomistë (Video)

Sektori publik dhe ai privat mund të nisin “betejë” për kuadër me kualifikim të lartë nëse gjërat nuk ndryshojnë për një kohë të shkurtër. Biznesmenët janë të prerë duke thënë se më deficitar janë inxhinierët dhe informaticientët ndërsa për këto degë mungesë ka edhe në institucionet e shtetit. Ndaj paralajmërimit qeveritar se do të ofrohet risistemim të nëpunësve administrativ në sektorin privat, nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se nuk kanë nevojë për juristë dhe ekonomistë.

“T’u jepet mundësia që të konkurrojnë në më shumë vende pune ndërsa kompanive mos t’u jepen zgjidhje të imponuara, që të pranojnë kuadër jopërkatës për vendet e punës për të cilat kanë nevojë”- tha Aleksandar Milloshevski”, nënkryetar LOE-së.

Nga Ministria e Financave thanë se synimi i pushtetit nuk është që të jetë konkurrent ndaj sektorit privat në procesin e hapjes së vendeve të reja të punës.

Ndërsa biznesmeni Nebi Hoxha, pret të ketë ulje drastike të numrit të administratorëve. Për momentin sektori publik, sipas tij është i padobishëm dhe joefikas për qytetarët dhe kompanitë.

Biznesmenët porositën Qeverinë, në të ardhmen kur të përgatiten ndryshime në procesin arsimor, të jenë të përfshirë edhe ata, pasi biznesi më së miri e di çfarë mungon në tregun e punës./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori