LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës organizon panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘Prishtina 2019’

Oda Ekonomike e Kosovës organizon panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘Prishtina 2019’

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës prej datës 24-26 Prill 2019, do të organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë.

Panairi do të mbahet në një hapësirë prej 6 mijë metra katrorë dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.


“Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i shtandit do të mundësoj që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OEK-ut. /Telegrafi/