LAJMI I FUNDIT:

​Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka një kërkesë për deputetët Kuvendit të Kosovës

​Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka një kërkesë për deputetët Kuvendit të Kosovës

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit OHTK, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë vendimin për uljen e TVSh-së nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë.

“Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratuar kërkesën e OHTK-së të kahmotshme që të ulet TVSh-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbet të miratohet në Kuvendin e Kosovës”.


“Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmës për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës”.

“Deputet e Parlamentit te Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Hysen Sogojeva, kryetar i OHTK-së. /Telegrafi/