Oda e Fiziterapeutëve të Kosovës ka reaguar lidhur pas miratimit në parim të Projektligjit të ri të Pagave për punëtorët e Sektorit Publik.
Sipas tyre, diferenca në koeficientet e pagave është jashtëzakonisht e madhe dhe diskriminuese.
“Pas votimin në lexim të parë të Projektligjit për Pagat të Sektorit Publik, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën e vlerësimit të punës së fizioterapeutëve në sektorin publik, duke ulur koeficientet për fizioterapeutët nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4. Kjo ulje koeficienteve është diskriminuese dhe mos vlerësues për punën e fushës së fizioterapisë, gjithashtu nënvlerëson punën e fizioterapeutëve të diplomuar bachelor, i cili është i baras vlefshëm me fizioterapeutët me shkollim të mesëm me një dallim në pagë me 0.3 te vlerës së koeficientit”, thuhet në reagim.
Oda thekson se mos njohja e shkollimit të lartë ishte një nga arsyet që Ligji për Pagat nuk kaloi testin në Gjykatën Kushtetuese.
“Bazuar në Projektligjin e ri, diferenca në koeficient është jashtëzakonisht e madhe kur bëjmë krahasimin të një mjeku specialist dhe një fizioterapeuti, gjë që diferenca ndërmjet tyre në koeficient me Ligjin e ri është 100 për qind, ndërkaq aktualisht diferenca ndërmjet këtyre kategorive ka qenë 20 për qind. Një krahasim i tillë është i paprecedent dhe i papranueshëm nga ana jonë për këtë rangim, kur dihet se shkollimi superior i një fizioterapeut është doktor shkence, magjistër i shkencave, fizioterapeut i specializuar (profilizuar) madje ka prej tyre që mbajnë titullin profesor universiteti”, vijon Oda.
Ata theksojnë se nëse nuk korrigjohet ky veprim atëherë do të ketë veprime nga komuniteti i fizioterapeutëve.
“Sipas Ligjit të Shëndetësisë të gjithë profesionistët shëndetësor jemi të barabartë në ushtrimin e profesionit, kur dihet se ligji nuk lejon diskriminim në këtë fushë. Presim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, komisioni për Administratë Publike që ta korrigjojnë këtë gabim, në të kundërtën ne jemi të detyruar të marrim veprime për të cilat komuniteti ynë do të njoftohet me kohë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

“Leje cigare për 45 ditë” është kampanja e re e Evapify

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden