LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Të ulet në 5 për qind TVSH-ja në turizëm dhe ushqim

Oda e Afarizmit: Të ulet në 5 për qind TVSH-ja në turizëm dhe ushqim

Oda e Afarizmit të Kosovës me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Avdullah Hoti dhe institucioneve relevante për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 5 për qind për sektorin e turizmit dhe ushqimit.

OAK thotë se kjo është kërkesë e vazhdueshme por që tani është nevoja më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19 tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe.


Sipas OAK-ut, një stimulim i tillë e sidomos tani do të ndikonte pozitivisht tek këta sektor dhe në rritjen e turizmit brenda vendit.

Lidhur me këtë OAK, ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar TVSH-në shumë më herët, duke përfshirë Shqipërinë në 6 për qind që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5 për qind, Mali i Zi në 7 për qind, duke na bërë kështu vendin me TVSH-në më të lartë. /Telegrafi/