LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit shpërndanë te deputetët kërkesat e bizneseve

Oda e Afarizmit shpërndanë te deputetët kërkesat e bizneseve

Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët e sektorit privat, kërkesat e drejtuara Qeverisë së Kosovës me rastin e rishikimit të buxhetit dhe Pakos së prezantuar nga Qeveria e Kosovës, Oda e Afarizmit sot ka ndërmarrë një aktivitet para Kuvendit duke iu dorëzuar deputetëve kërkesat së bashku me gjendjen në të cilën ndodhemi.

OAK shpreson në gatishmërinë e deputetëve të Kosovës për të i shqyrtuar këto kërkesa para se të bëhet votimi i propozimeve të Qeverisë sipas rendit të ditës.


Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020. /Telegrafi/