LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kundër rritjes së pagës minimale

Oda e Afarizmit kundër rritjes së pagës minimale

Oda e Afarizmit kundër rritjes së pagës minimale Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) po i përcjell me vëmendje kërkesat e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Kërkesa që paga nga 170 euro të rritet në 250 euro, sipas komunitetit të biznesit të përfaqësuar nga OAK është e pa bazuar në ekonominë e tregut, por mbi të gjitha kjo rritje do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e informalitetit dhe largimit të biznesit nga Kosova.


Shuma e kërkuar nga KES është mbi mesataren e vendeve të rajonit edhe pse ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më të zhvilluara.

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje qeverisë së vendit që t’i shtoj përpjekjet për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, sidomos në drejtim të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe përqendrimit të energjive në përmirësimin e infrastrukturës për biznese.

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah vendimet që ka ndërmarrë qeveria e vendit në drejtim të përmirësimit të politikave fiskale, por vlerëson se këto vendime janë shumë larg nevojave që i ka biznesi dhe mbetemi me shpresë që reformat do të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdueshme në drejtim të zhvillimit të biznesit.

Vetëm rritja e punësimit përmes iniciativës private, mund ta përballojë më lehtë shportën e konsumatorit. /Telegrafi/