LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë bisedojnë lidhur me licencat në fushën e energjisë

Oda e Afarizmit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë bisedojnë lidhur me licencat në fushën e energjisë

Me qëllim të informimit më të detajuar lidhur me rolin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe më konkretisht me procedurat e aplikimit për licenca në fushën e energjisë së ripërtritshme, të enjten një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), u pritën në takim nga përfaqësuesit e ZRRE-së.

Drejtuesi i Bordit në OAK, Hamdi Malushaj, theksoi se Oda po bënë më shumë se një vit që është themeluar dhe e konsideron shumë të nevojshme krijimin e bashkëpunimit me ZRRE-në, kjo pasi që sipas tij në këtë OAK pritet të krijohet edhe sektori i energjisë.

Ndërsa, Afrim Ajvazi, theksoi se ZRRE vepron që nga viti 2004 dhe se ndër detyrat kryesore të tyre kanë të bëjnë me caktimin e tarifave, rregullimin e tregut të energjisë, monitorimin e funksionimit të këtij tregu, shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve, licencimin e aktiviteteve të energjisë e dhënien e lejeve për ndërtimin e gjeneratorëve të rinj.

Sipas njoftimit të OAK-ut, gjatë këtij takimi, ata u informuan në detaje lidhur me procedurat dhe kohëzgjatjen e aplikimit për licencë, ku patën rastin që të parashtrojnë pyetjet konkrete lidhur me çështjet që u interesojnë.

Në fund të këtij takimi, përfaqësuesit e ZRRE-së shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Odën për çdo kërkesë të bizneseve anëtare, në fushat që ata kanë interes. /Telegrafi/