Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me kalimin e Projektligjit për Paga dhe rritjen e shpenzimeve buxhetore për paga.
Oda Amerikane përsërit se rritja e mëtejme e pagave për sektorin publik rrit dallimet në nivelet e pagesave ndërmjet sektorëve publikë dhe privatë, në disfavor të sektorit privat, i cili në të njëjtën kohë është shtylla e mbushjes së buxhetit, si dhe zhvillimit ekonomik.
“Oda Amerikane beson se veprimet si këto të institucioneve shtetërore, pa konsideratë për ngarkesat mbi sektorin privat, janë në kundërshtim me diskursin e zyrtarëve më të lartë të shtetit për fuqizim të sektorit privat dhe nxitje të investimeve. Ngritja e pagave për sektorin publik është goditje direkte për ndërmarrjet private, e posaçërisht për sektorin edhe ashtu të brishtë të prodhimit, por edhe për rritjen e investimeve të huaja direkte, për shkak se fuqia punëtore, nuk do të mund të promovohet më tej si përparësi konkurruese e Kosovës”, thekson komunikata e OEAK-së, shkruan Telegrafi.
“Kalimi i projektligjit për paga kërcënon stabilitetin financiar të vendit, për shkak të rritjes enorme të shpenzimeve për paga dhe skema sociale, në dëm të investimeve kapitale, por edhe për shkak se rrezikon të thellojë deficitin buxhetor”, thonë zyrtarët e OEAK.
Në të njëjtën kohë, siaps tyre, marrja e vendimeve me efekte afatgjata, në kushte të presionit, pa dialog gjithëpërfshirës, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e sektorit privat, cenon prospektet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të përmbahen nga vendimet si këto, por edhe paralajmërimet për vendime të tjera, të cilat Oda Amerikane i konsideron si ndërhyrje në sektorin privat, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe orientimin e Kosovës për fuqizimin e ekonomisë funksionale të tregut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre