Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se vaksinat duhet të mbrojnë njerëzit që infektohen me variantin Omicron nga rastet e rënda të COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut sugjerojnë se mund të shmangë pjesërisht efektin e vaksinës Pfizer.
Studiuesit thonë se ka pasur një “rënie shumë të madhe” në atë se sa e neutralizojnë variantin e ri antitrupat e vaksinës.
Por, Mike Ryan, nga OBSH tha se nuk kishte asnjë shenjë që Omicroni do të ishte më i fortë në shmangien e efektivitetit të vaksinave se sa variantet e tjera.
“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të pritur që nuk do të ishte kështu edhe për Omicronin”, tha Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur
Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez, edhe tri shtete anëtare të BE-së planifikojnë ta bëjnë të njëjtën
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251