LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: Shkaku i coronavirusit, 500 mijë vdekje të reja mund t’i kemi deri në muajin mars

OBSH-ja: Shkaku i coronavirusit, 500 mijë vdekje të reja mund t’i kemi deri në muajin mars

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është “shumë e shqetësuar” me përhapjen e COVID-19 brenda Evropës, ndërsa kontinenti lufton me një valë të re të infeksioneve.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal Dr Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500 mijë vdekje të reja mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.


Mjeku Kluge tha se futja e masave si vendosja e maskave mund të ndihmojë shumë, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi vjen pasi disa vende raportojnë shkallë rekord të lartë të infeksionit dhe vendosin bllokime të plota dhe të pjesshme.

“COVID-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai për BBC, duke shtuar se “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar sëmundjen.

Ai tha se masat e detyrueshme të vaksinimit duhet të shihen si “zgjidhje e fundit”, por duhet të kemi një “debat shoqëror” për këtë çështje.

BE-ja, drejt vaksinimit të obligueshëm
Lexo po ashtu BE-ja, drejt vaksinimit të obligueshëm

Austria të premten u bë vendi i parë evropian që njoftoi se vaksinimi kundër coronavirusit do të bëhej i detyrueshëm. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në muajin shkurt.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e ka përshkruar situatën atje si një “urgjencë kombëtare” dhe refuzoi të përjashtojë një tjetër bllokim kombëtar. Mbretëria e Bashkuar regjistroi 44,242 raste të reja të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori