LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pendarovski është burim i gjuhës së urrejtjes, ai qeshi dhe duartrokiti gjersa një aktivist i LSDM-së ofendonte Siljanovskën

OBRM-PDUKM: Pendarovski është burim i gjuhës së urrejtjes, ai qeshi dhe duartrokiti gjersa një aktivist i LSDM-së ofendonte Siljanovskën

Pendarovski është burim i gjuhës së urrejtjes, ai qeshi dhe duartrokiti ndërsa një aktivist i LSDM-së e ofendoi Siljanovskën me komente seksiste, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Pendarovski, theksojnë nga atje, në vend që të merrte mikrofonin dhe të qortonte përkrahësin e tij dhe t’u kërkonte falje të pranishmëve dhe shikuesve, ai dëgjoi ofendimet ndaj Siljanovskës. Ky qëndrim seksist dhe mizogjen i Pendarovskit dhe aktivistëve të LSD-së ndaj Siljanovskës nxitet drejtpërdrejt nga Pendarovski, i cili prej dy javësh e ofendon Siljanovskën me machoizmin e tij primitiv ballkanik.


“Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet e filluara nga Pendarovski tani janë ndjekur nga përkrahësit e tij. Pikërisht për shkak të këtij qëndrimi primitiv të Pendarovskit, ai do të mbetet vetëm ish-president.

Maqedonia nuk ka nevojë për njerëz për president që tregojnë pushtet mbi gratë. Maqedonia ka nevojë për një president që do t’i respektojë të gjithë dhe do ta mbrojë vendin.

Është koha që njerëzit ta kthejnë vendin e tyre. Maqedonia përsëri krenare”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori