OBRM-PDUKM: Nuk e pranojmë Deklaratën politike shqiptare si bazë për koalicion qeveritar

OBRM-PDUKM-ja i është kundërpërgjigjur deklaratës së Zoran Zaevit dhënë sot para mediave pasi që doli nga Prokuroria themelore publike (PTHP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-ja kërkon nga LSDM-ja që të del në zgjedhje dhe nëse i fiton zgjedhjet atëherë OBRM-ja do ta pranojë vullnetin e popullit. Njiherit kjo parti deklaron se nëse do t'i fitonte 62 deputetë, atëherë Deklarata politike shqiptare nuk do të ishte lëndë mbi të cilën do të formohej ndonjë koalicion qeverisës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/03/2017




































