LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ligji i gjuhëve dëmton përdorimin e gjuhës maqedonase

OBRM-PDUKM: Ligji i gjuhëve dëmton përdorimin e gjuhës maqedonase

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në kundërshtim me Kushtetitën e Maqedonisë. Ligji për dygjuhësi e prish kohezionin në shoqërinë e Maqedonisë dhe dëmton përdorimin e gjuhës maqedonase si element lidhës për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së në lidhje me Ligjin e gjuhëve.

Nga kjo parti thonë se ky ligj krijon pasiguri ligjore dhe shkakton komplikime serioze financiare, ndërsa realisht nuk do të kontribuojë në ngritjen e standardit jetësor të shqiptarëve në Maqedoni.


“Ky ligj nuk do të përmirësojë jetën e qytetarëve. Qeveria e LSDM-së në vend të harxhimit të kohës dhe parave për ligje që nuk sjellin barazi dhe prosperitet, duhet të orientohet në ligje që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Maqedonisë”, përfundon kumtesa e OBRM-PDUKM./Telegrafi/