LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Këshilltarët e Zaevit qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen

OBRM-PDUKM: Këshilltarët e Zaevit qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për punësimin e një këshilltari të ri për çështje sociale.

“Për derisa 460 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri, Zaev përsëri punëson një këshilltar të ri në qeveri dhe për ironi ai do të jetë këshilltar për çështjet sociale. 22% e qytetarëve jetojnë me një vakt në ditë, ndërsa Zaev përdor paratë që qytetarët të paguajnë për shërbëtorin e tij të partisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se vetëm 33 prej 57 këshilltarëve të Zaevit nuk shkojnë në punë, gjegjësisht qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen. As ushtria e këshilltarëve nuk ka arritur për të shpëtuar Maqedoninë nga katastrofa e mishëruar të kartelit kriminal të udhëhequr nga Zoran Zaev. Maqedonia po zhytet në çdo fushë dhe Ljube Boshkovski nuk arriti të tërheqë ndonjë investim të huaj. Lençe Nikollovska nuk arriti të rrisë çmimin e blerjes së mollëve në Resnjë nga 1 denarë për dy kilogramë, ndërsa fermerët në vend që të shesin ato i kanë hedhur në rrugë në shenjë proteste”, thonë nga partia opozitare.

Gjithashtu nga OBRM-PDUKM akuzojnë se Marijan Zabrçanec në vend që të risë transportin e Qeverisë, merret me gënjeshtra dhe manipulime të qytetarëve./Telegrafi/