LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Këshilli Gjyqësor me ndërhyrje në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë

OBRM-PDUKM: Këshilli Gjyqësor me ndërhyrje në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik vazhdojnë të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë drejt uljes së besimit në gjyqësor”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas tyre, Këshilli Gjyqësor, ka bërë ndërhyrje të ashpër në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe në vend se të emërojë gjykatës për anëtarë të Këshillit Drejtues të Akademisë, ka emëruar anëtar të saj në këtë pozitë.

“Më 24.10.2024, Këshilli Gjyqësor ka emëruar Antoaneta Dimovskën, anëtare të Këshillit Gjyqësor për anëtare të KD të Akademisë. Neni 44 I Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit ndalon që personi i emëruar njëkohësisht të kryejë funksionin e anëtarit të organit drejtues në ndërmarrje publike, institucion publik ose subjekt tjetër juridic që disponon me kapital shtetëror”, tha Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM.


“Me rëndësi është të përmendet se Antoaneta Dimovska, karahas që është funksionare e zgjedhur, ështe edhe motra e deputetes së LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva. Ligji është i qartë. Antoaneta Dimovska nuk mund të jetë anëtare e KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik. Vallë lidhjet e saja familjare me deputet të LSDM-së kanë motivuar Këshillin Gjyqësor që ta emërojë anëtare të KD së Akademisë, edhe pse nuk kanë të drejtë ta bëjnë? LSDM-ja duhet të prononcohet për implikimin e saj në këtë zgjedhje?”, deklaroi Lefkov.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit

Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?

Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?

Drejtësi
Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Lajme
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Kronika e Zezë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Lajme
Kalo në kategori