LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

OBRM-PDUKM: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

“Politika energjetike e LSDM-së dhe BDI-së është e barabartë me një katastrofë energjetike, për shkak të kësaj katastrofe pason një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë të mëngjesit të sotëm nga OBRM-PDUKM opozitare.

Partia komenton se reduktimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike është rekord i ulët në vitet e fundit dhe është arsyeja e faturave të mëdha të energjisë elektrike të qytetarëve, komunave dhe ekonomisë.


OBRM-PDUKM paralajmëroi se “menaxhimi katastrofik i krizës energjetike do të sjellë fatura edhe më të larta që do t’i paguajnë qytetarët në periudhën e ardhshme”.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, në vend që të prodhojë energji elektrike, ka menduar vetëm për tenderët kriminalë në REK Manastir. Aksidenti i djeshëm me vërshimet në REK Manastir është fotografia e sistemit energjetik në Maqedoni. Prej vitesh po ndodh një tollovi në sistemin energjetik. Shteti i ka lënë komunat në borxhe për faturat e mëdha të energjisë elektrike. Në vend që komunat t’i zgjidhin problemet e infrastrukturës, me realizimin e projekteve, ato po mundohen të paguajnë faturat e mëdha të energjisë elektrike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Ndryshe nga të gjitha kompanitë energjetike në botë që operojnë me fitim, ELEM është në prag të falimentimit sepse nuk prodhon energji elektrike dhe importon 7-8 herë më të shtrenjtë. Prodhimi i pamjaftueshëm i energjisë elektrike, rezervuarët bosh, tenderët kriminalë për gërmime fiktive, tenderët në 4 sy dhe pasurimi i kompanive pranë familjes së Zaevit janë arsyeja e faturave të larta të energjisë elektrike të qytetarëve dhe ekonomisë. Kjo situatë katastrofike në sistemin energjetik duhet të ndalet sa më parë. U bë me të vërtetë shumë!”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori