LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja kërkon të pezullohet shkarkimi i Zvrlevskit

OBRM-PDUKM-ja kërkon të pezullohet shkarkimi i Zvrlevskit

Diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski të pezullohet, kërkoi Ilija Dimovski në emër të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se kërkesa e tyre është në pajtim me aktin për nëshkrimin e zgjedhjeve lokale, me të cilin parashihet të ngrihen zgjedhjet, emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, në pajtim me vendimin për nënshkrimin e zgjedhjeve. Sipas nenit 8 nga Liji Zgjedhor, Qeveria nuk mund të fillojë procedurë për punësim ose ndërprerje të punës në organet administrative. Në këtë drejtim kërkojmë që Kuvendi ta respektojë këtë nen dhe ta pezullojë pikën për shkarkimin e Zvrlevskit”, tha Dimovski.


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përgjigjen ndaj Dimovskit tha se shtëpia ligjvënëse është mbi të gjitha institucionet dhe punon në pajtueshmëri me rregulloren dhe nuk ka kufizime ta vazhdojë diskutimin e filluar.

Për fjalim u paraqit edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili përkrah që kërkoi të miratohet kjo kërkesë, kërkoi edhe pauzë për informim të deputetëve nëse diskutimi për Zvrlevskin është në pajtim me rregulloren./Telegrafi/