LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ekonomia kur nuk ka qenë më keq, Maqedonia e fundit në rajon për rrtijen ekonimike

OBRM-PDUKM: Ekonomia kur nuk ka qenë më keq, Maqedonia e fundit në rajon për rrtijen ekonimike

Asnjëherë nuk ka qenë më keq në ekonomi, rritja e BPV-së për frymë në 6 vjet është dy herë më e ulët se vendet e rajonit. Nga viti 2017 deri në vitin 2023, BPV për frymë në Maqedoni u rrit me vetëm 20%, ndërsa në Bosnjë u rrit me 42%, dhe në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi me mbi 50%. Maqedonia me LSD-në brenda 6 viteve ngeli prapa të gjitha shteteve të rajonit, nuk ka zhvillim, nuk ka investime, vetëm borxhe të reja, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë gjithashtu shtojnë se nga viti 2017 e deri më sot borxhi publik është rritur me mbi 70%, ndërsa realizimi i projekteve kapitale është zero, dhe 600 mijë persona jetojnë në kufi të varfërisë.


“Ku përfunduan paratë e miliarda njerëzve? Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ata”, thonë nga partia opozitare./Telegrafi/