LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dhe partitë shqiptare pa qëndrim mbi Ligji për prokurorinë, LSDM-ja shpreson në shumicë të dyfishtë

OBRM-PDUKM dhe partitë shqiptare pa qëndrim mbi Ligji për prokurorinë, LSDM-ja shpreson në shumicë të dyfishtë

OBRM-PDUKM-ja ende nuk e ka marrë propozim ligjin për prokurori publike që e ka hartuar Ministria e Drejtësisë. Zgjidhjen ligjore e cila parashikon që kompetencat e PSP-së t’i marrë prokuroria e Villma Ruskoskës, opozita pritet ta analizojë ditët në vijim.

“Nuk është mirë për demokracinë që u ndërpre dialogu mes opozitës dhe pushtetit, jo vetëm për ligjet nga sfera e gjyqësorit, ashtu është edhe me ligjet e sferës së sigurisë dhe mbrojtjes. Siç afrohen zgjedhjet, ashtu kreativiteti i LSDM-së edhe në qeveri është gjithnjë më i madh. Ne këto tentime dëshpëruese në moment të fundit i konsiderojmë absolutisht joserioze, por do të presim ta marrim propozim tekstin e ligjit – tha Emil Dimitriev –OBRM-PDUKM

LSDM-ja tha se propozim- ligji për Prokurori ende nuk është futur në procedurë parlamentare. Pushteti paralajmëron që të gjitha partitë politike në Parlament do të konsultohen dhe do të flasin për vërejtjet eventuale për tekstin.

“Shpresoj të sigurojmë shumicë prej dy të tretave që më në fund ta zhbllokojmë edhe këtë proces respektivisht ta heqim edhe këtë presje që përmendet. Keni mbështetje nga BDI-ja. Nëse vjen si propozim nga Ministria e drejtësisë apo nga Qeveria, BDI është partner koalicioni, është pjesë e Qeverisë, do të thotë ka mbështetje edhe nga BDI si parti – u shpreh Jovan Mitrovski – LSDM.

Megjithatë, nga BDI për Alsat sqarojnë që e kanë marrë propozim- ligjin, por edhe ata pritet ta lexojnë, dhe të vendosin nëse do të japin mbështetje. Dokumentin e ka pranuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Trupat e partisë janë duke e analizuar dhe nga java e ardhshme do të njoftojnë nëse do ta votojnë të njëjtin.

Teksti parasheh kompetencat e PSP-së t’i marrë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në krye me Villma Ruskovskën. Prokurorët e shkarkuar special të vazhdojnë të punojnë në lëndët aktive gjyqësore, në hetime dhe para- hetime. Në mënyrë shtesë, ligji parasheh zgjerim të ekipit të Ruskovskës, që do të thotë që ish prokurorët special të konkurrojnë për vende pune në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori