LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM bllokon ligjin e ri për media

OBRM-PDUKM bllokon ligjin e ri për media
Foto: Arkiv

Pas tre ditësh, Komisioni Kuvendor për Transport dhe Lidhje, filloi të diskutojë ndryshimet në Ligjin e ri për Media. Amendamenti i parë i propozuar nga OBRM-PDUKM ka të bëjë me shpërblimin e anëtarëve të Agjencisë për Media. Ligji përcakton se shuma është deri në katër paga mesatare, ndërsa OBRM-PDUKM kërkon që shuma të jetë më e ulët. Amendamenti u pranua nga propozuesit e ligjit, duke argumentuar se paga më të larta do të shtyjë anëtarët e rinj të jenë të pavarur nga partitë politike dhe do të jenë më të motivuar për të punuar. Të pakënaqur me refuzimin, OBRM-PDUKM përdori mënyra e vjetra me replika dhe kundër përgjigje për të ndaluar shqyrtimin e amendamenteve. Ata e de fokusuan debatin me akuza politike deri tek Ministri për Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mançevski tha se OBRM-PDUKM vepron ndryshe nga ajo që thotë para kamerave dhe zgjeron debatin me vetëm një qëllim, duke bllokuar Ligjin e ri të Media.


Por ndryshe mendon kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturovska, deputete e OBRM-PDUKM-së. Ajo e sheh propozimin e amendamenteve dhe diskutimin mbi ta si një detyrim ndaj qytetarëve.

Për më shumë se dy orë u debatua vetëm për një amendament. Duke marrë parasysh dinamikën, shqyrtimi i ndryshimeve 75 amendamenteve pritet të zgjasë me ditë. Dallimet kryesore midis qeverisë dhe opozitës janë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të RTVM dhe Agjencisë për Media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori