LAJMI I FUNDIT:

O’Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O’Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin serb, Beograd.

Zyrtari amerikan ka pasur një takim me presidentin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, ku temë e diskutimeve ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


“Kosova premtoi se do ta zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe dhe kjo është e një rëndësie kyçe për serbët…Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e premtimit ndaj vetes dhe të tjerëve. Politika ndërkombëtare ndaj serbëve në Kosovë qëndron në themelimin e Asociacionit”, tha O’Brien, raporton b92.

Vuçiq dhe O’Brien kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket Kosovës, por pajtohen në një pikë – Asociacionit.

“I jam mirënjohës O’Brienit, i cili tha fuqishëm se Prishtina duhet ta përmbushë obligimin për themelimin e Asociacionit. Ky obligim ka qenë i madh dhe i fortë për 11 vjet. Të dyja, Prishtina dhe evropianët po na gënjejnë. Serbët kanë përmbushur të gjitha zotimet nga Marrëveshja e Brukselit, e përcaktuar edhe nga Marrëveshja e Ohrit. Probleme të reja po i imponohen popullatës serbe, duke filluar me heqjen e dinarit”, tha presidenti serb.

Ndryshe, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori