LAJMI I FUNDIT:

Objekti i “Viva Fresh Store” në Gjakovë përfshihet nga flakët (Video)

Objekti i “Viva Fresh Store” në Gjakovë përfshihet nga flakët (Video)

E plotësuar: Telegrafi ka kontaktuar Komandantin e Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.

“Po, i kemi lokalizuar njerëzit. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gjoka për Telegrafin.


Ai ka treguar se Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin.

***

Objekti i Viva Fresh Store, në Gjakovë është kapluar nga flaka e tymi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, mëson Telegrafi.

Sipas informatave, policia dhe zjarrfikësit ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar….

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për rastin.