LAJMI I FUNDIT:

Objektet në Kosovë sa mund t’i rezistojnë tërmeteve? Arkitekti Shala flet për ndërtimet

Objektet në Kosovë sa mund t’i rezistojnë tërmeteve? Arkitekti Shala flet për ndërtimet

Kosova ende nuk e ka një ligj që e përcakton qartë fushën e ndërtimit të objekteve të ndryshme në vend, kurse brengë kryesore e arkitektëve është nëse ndërtimet i rezistojnë apo jo tërmeteve të fuqishme.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, arkitekti Arbër Shala i cili shtoi se çdo shtet duhet ta ketë “normën dhe ligjet e aprovuara për ndërtimet e objekteve si të ulëta dhe të larta”.

Mirëpo, sipas tij arkitektët dhe inxhinierët në vend kryesisht bazohen në norma të trashëguara më parë si dhe në EuroCode. Ai tregoi se objektet që i projektojnë duhet t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmetit, diku deri mbi 7.5 të shkallës së Rihterit.

Arkitekti, Arbër Shala gjatë intervistës për Telegrafin

“Si pikë e parë kisha me thënë që çdo regjion, shtet duhet me pas normën e vet, ligjin e vet të aprovuar, jo vetëm për ndërtesat shumëkatëshe, por edhe për ato të ulëta në përgjithësi. Fatkeqësisht në Kosovë nuk kemi arritur ende mirëfilltë, me e pas ligjin apo normën tonë që na i cakton të gjitha këto”, tha ai.

I pyetur se pse nuk iniciohet nga arkitektët dhe inxhinierët e vendit një çështje e tillë, ai tha: “Në fakt kemi një Asociacion të arkitektëve dhe inxhinierëve por ende nuk është krijuar Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve…”.

Arkitekti Shala tregoi se ka projekte të mira të ndërtimeve në vend, por megjithatë sipas tij, ka edhe të tilla që nuk janë.

“Tani që unë vet jam arkitekt dhe kemi projektu shumë ndërtesa në Kosovë dhe ato të ulëta dhe të lartë si dhe destinime të tjera. Duke pas parasysh që vet arkitektura i ndan ato, ka objekte të mira që janë ndërtuar, ka cilësi të mirë dhe materiale të mira që janë përdorë. Nga këndvështrimi im si arkitekt, ka objekte të mira, ka potencial por ka dhe nga ato që nuk janë të mira…”, tha Shala.

Arbër Shala, arkitekt

Ai tha se nuk është në pozitën e duhur që të tregojë nëse ndërtimet në vend janë të cilësisë së mirë apo jo.

“Ka arkitekt që janë mundu që arkitekturën bashkëkohore ta sjellin në Kosovë. Por nuk jam në pozitën e duhur për të vlerësuar cilësinë e ndërtimeve. Ka objekte të mira që në Kosovë pas lufte janë ndërtuar bukur mirë”, u shpreh Shala.

Por, siç tha Shala brengë kryesore e arkitektëve është “nëse ndërtimet që i projektojnë, i rezistojnë apo jo një tërmeti të fuqishëm”.

“Ndoshta brenga kryesore e jonë është dhe ka qenë se si të projektohen objekte të cilat do t’i rezistonin një tërmeti të fuqishëm. Këtu ka shumë faktorë. Ne i referohemi gjithmonë zyrës sonë projektuese dhe ekipit tonë, ku jemi mundu që gjithë kohës t’i marrim parasysh këto gjëra. I kemi fut në zbatim. Kur e thash më parë që nuk kemi një rregullore të mirëfilltë ajo nënkupton që ne edhe nuk e kemi një studim të mirëfilltë që e elaboron mirë se sa dhe çfarë tërmete mund të ndodhin në këto zona tona. Tërmetet klasifikohen në bazë të shkallës Rihter, por ato ndodhin ku janë pllakat tektonike të tokës, në rastin tonë ne e kemi afër pllakën në Durrës apo dhe nëse i referohemi tërmetit të fundit në Turqi, ajo ka ndodhur në pllakën tektonike të Azisë, ku është e pozicionuar gjeografikisht Turqia”, shpjegoi arkitekti Shala.

Arbër Shala, arkitekt

Ai tregoi se objektet që i projektojnë duhet t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmetit, diku deri mbi 7.5 të shkallës së Rihterit.

“Ndërtimet e reja në Kosovë do të duhej t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmeteve nëse janë projektu dhe ekzekutu. Me ndërtuesit që unë bashkëpunoj, 99 për qind e projekteve tona janë respektu”, tha Shala për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori