LAJMI I FUNDIT:

Obama telefonon Trumpin, i uron fitoren

Obama telefonon Trumpin, i uron fitoren

Presidenti i tanishëm Barack Obama e ka telefonuar Donald Trumpin për të uruar në për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, me çka fillon edhe procesi i transferimit të procesit të kalimit të pushtetit tek biznesmeni miliarder në janar të vitit të ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Obama gjithashtu i ka telefonuar edhe kandidaten Hillary Clinton duke shprehur “admirimin për fushatën e fuqishme që ajo zhvilloi në krejt SHBA-të”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.


Presidenti aktual thuhet se e ka ftuar Presidentin e sapozgjedhur për ta takuar në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar tranzicionin e pushtetit.

Trump zyrtarisht do të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar. /Telegrafi/