Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, e kanë dënuar atë që ata i cilësuan si sulme “barbare” ajrore të Rusisë dhe Sirisë në Alepo, duke theksuar se qyteti është “i banuar me qindra mijëra civilë, gjysma prej tyre fëmijë”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Obama dhe Merkel janë pajtuar se Rusia “bartë përgjegjësi për përfundimin e luftës në Siri dhe duhet të garantoj qasje të konvojeve humanitare të Kombeve të Bashkuara në këtë qytet të rrethuar dhe hapësirat te të cilat vështirë arrihet”, tha Shtëpia e Bardhë.
Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se sekretari, John Kerry, mbrëmë ka biseduar me telefon me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për “ndjeshmërinë” e situatës në Siri, transmeton Evropa e Lirë.
Pas këtyre konsultimeve telefonike, një zëdhënës amerikan tha se Uashingtoni është “shumë serioz” për potencialin e suspendimit të aranzhimeve të veta me Rusinë lidhur me Sirinë, nëse nga Moska nuk ndërmerren “hapa të rëndësishëm”.
Por, Rusia mbrëmë është përgjigjur duke thënë se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Rusinë për Sirinë, do të ishte dhuratë për “terroristët”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251