LAJMI I FUNDIT:

OAK përshëndet kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

OAK përshëndet kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Oda e Afarizmit të Kosovës ka përshëndetur vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, të miratuar më 15 mars 2018 në Kuvend.

OAK ka reaguar menjëherë pas miratimit në kuvend të nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private dhe Shoqëritë Tregtare që të kenë 40 % gra në borde në dy vitet e para, ndërsa pas dy viteve kjo përqindje të rritet në 50%.


Oda e Afarizmit të Kosovës edhe në diskutimet publike është angazhuar që Ligji për Shoqëritë Tregtare të jetë ligj modern dhe sipas kërkesave të biznesit, por ka kundërshtuar fuqishëm tendencën që përmes ligjeve të ndërhyhet në menaxhimin e bizneseve private.

“Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje ligjvënësit që të jenë me aktiv dhe bashkëpunues me biznesin me qëllim që Kosova të jetë vend ku zhvillohet biznesi dhe krijohen vende të reja të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës angazhohet që vendi ynë të ketë një legjislacion modern dhe stimulues për biznesin vendor dhe ndërkombëtar, si e vetmja rrugë që dërgon kah prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Prandaj, neni 34 pika 2 është jo i drejtë,  jo evropian dhe ndërhyrës në menaxhimin e bizneseve private”, thuhet në komunikatën e OAK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori