Klima e të bërit biznes në vend, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, ankesat e mëdha për problemet me Energjinë Elektrike, konfliket mes Ligjeve, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Investimet Strategjike të ndryshoj dhe të bëhet funksional, mosaplikimi i vendimeve të marra nga ana e dy Qeverive dhe kontrolli i cilësisë së bukës, ishin disa nga pikat që u diskutuan në takimin e delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ku u zhvillua një takim mjaft konstruktiv.
“Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj foli për klimën të bërit biznes duke e konsideruar si fushë shumë të ndieshme, dhe sfidat në të cilat po kalojnë bizneset ku si shkas i shumë problemeve, ato po vijnë deri te falimentimi i tyre. Malushaj kërkoi mbështetje nga Ministri Shala, që të jap kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e bizneseve kosovare.
Ndërsa Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK-së, ndër të tjera theksoi që taksa ka dhënë rezulatin e saj, dhe si shkas bizneset tona kanë pasur më shumë prodhim. Zogaj gjithashtu ngriti si shqetësim çështjen e humbjes prej 85 milion euro nga Trusti Pensional, duke theksuar se ato të holla duhet të investohen në Kosovë, e jo të humbin në tregje të panjohura, andaj ai kërkoi nga menaxhuesit që të japin përgjegjësi për këto humbje”, thuhet në njoftimin për media.
Zogaj u deklarua se OAK është në dispozicon për të dhënë kontributin e saj në çdo kohë, në mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset vendore të tejkalohen.
Në anën tjetër Ministri Shala ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset, duke premtuar angazhim maksimal nga ana e tyre, drejt krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes, dhe se MTI është duke punuar në këtë drejtim.
Ministri Shala u shpreh i gatshëm që në çdo kohë të pres investitorët e huaj dhe të ofroj bashkëpunimin e tij maksimal.
Gjithashtu u diskutua edhe për promovimin e prodhimeve vendore brenda dhe jashtë shtetit, dhe se OAK është një lobuese e madhe për sjelljen e investitorëve të jashtëm në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën