LAJMI I FUNDIT:

Nxënësja “humbet” atleten e saj derisa po fillonte gara, ndalon e merr atë dhe fiton garën

Nxënësja “humbet” atleten e saj derisa po fillonte gara, ndalon e merr atë dhe fiton garën

Një nxënëse e cila “humbi” këpucën e saj në fillimin e një gare prej 200 metrash ende arriti të fitojë pasi bëri një rikthim të jashtëzakonshëm – dhe gjithçka u kap në kamera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë e cila “humbi” atleten e djathtë në momentin që filloi gara.

Dhe në vend që të tërhiqej nga gara, ajo vendosi të kthehej dhe ta merrte atë, duke e veshur përsëri.

E reja po mbështetej nga familjarët të cilët po e filmonin nga distanca në tribunë, të cilët ishin shumë të gëzuar derisa ajo kaloi vijën e finishit. /Telegrafi/