LAJMI I FUNDIT:

Nxënësja angleze rrahet brutalisht në mes të rrugës, bashkëmoshatarët e filmojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë (Video, +18)

Nxënësja angleze rrahet brutalisht në mes të rrugës, bashkëmoshatarët e filmojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë (Video, +18)

Edhe një video e dhunës mes nxënësve ka shokuar opinionin. Nxënësja 11-vjeçe është rrahur brutalisht në Britani të Madhe derisa po kthehej nga shkolla, e gjithë ngjarjen e filmuan fëmijët që vetëm vëzhgonin dhe nuk ndërmerrnin asgjë për t’i ndalur.

Vajza Demi Martin nxënëse e klasës së shtatë në Hejvud në Barslem, është sulmuar në Smoltorn. Ajo pretendon se nuk e njeh vajzën që ishte shfaqur nga askund dhe e kishte sulmuar, transmeton Telegrafi.


“Nuk e dija çfarë më kishte gjetur kur filloi të më godasë. As që e di se kush është ajo, thjesht u shfaq nga askund. Kur zgjohem nga gjumi, zemra më rrah shpejt dhe frikësohem të dalë në rrugë me shoqe. Më vjen të qaj kur mendoj për rikthimin tim në shkollë. Ky rast më ka shkatërruar”, ka deklaruar Demi.

Nxënësit e shkollës po i dërgojnë mesazhe të ndryshme, me të cilat e përqeshin për faktin që është rrahur dhe i thonë se e ka merituar një gjë të tillë.

Ndërkaq në videon e publikuar më poshtë shihet se si një vajza e rrah, ia shkul flokët e godet me grushta në kokë dhe në fund e rrëzon për tokë dhe vazhdon ta godasë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori